Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

8 November 2026, 12:51 / SPORT ALFA PRESS
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e

Në moshën 39-vjeçare, Lionel Messi nuk di të ndalet, me legjendën argjentinase që fiton për herë të dytë radhazi “Këpucën e Artë” në Major League Soccer. “Pleshti” nuk arriti të shënonte në sfidën e fundit përballë Charlotte, por mbylli sezonin e rregullt në kuotën e 26 golave, 4 më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Petar Musa.

Falë 26 golave të Messit, ekipi i tij, Inter Miami mbylli sezonin e rregullt në vendin e dytë në kuotën e 60 pikëve, 17 më pak se vendi i parë Nashville, me këta të fundit që vendosën një rekord të ri në SHBA.

 

Po ndodh...

ide