Mediat italiane ndjekin revoltën e studentëve në Tiranë, SkyTg4: Protestat sfidojnë qeverinë e Ramës
Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me përplasje mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimit të saj, grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me policinë, kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve kryesore.
Përballë situatës së krijuar, policia ka ndërhyrë duke përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të larguar bllokadat në rrugët e kryeqytetit.
Në raportimin e saj, SkyTg4 thekson se protestat, të udhëhequra nga studentët dhe të nisura në mesin e muajit tetor, janë zhvilluar kundër korrupsionit të qeverisë, mungesës së vendeve të punës dhe reformave në sistemin arsimor.
Lëvizja protestuese, e cila nisi me kërkesa që lidhen me arsimin, është shndërruar në një sfidë të rëndësishme për qeverinë e Edi Ramës. Pakënaqësitë e studentëve dhe qytetarëve janë shoqëruar me tubime të vazhdueshme, ndërsa situata në kryeqytet ka vijuar të mbetet e tensionuar.
SkyTg4 e cilëson këtë valë protestash si sfidën më të vështirë deri më tani për kryeministrin Edi Rama, duke vënë në fokus përplasjet në rrugët e Tiranës dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
