Berisha sulmon Protestën mbi 5 mujore: U tradhtua nga ata që thërrasin "Rama në burg, Berisha në burg"
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar protestën e madhe popullore që nisi që në muajin qershor, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më të tradhtuara në historinë e protestave.
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Berisha u shpreh se protesta pati një jehonë të madhe, por sipas tij, u tradhtua nga ata që, përmes megafonëve, përsërisnin thirrjet për barazimin e Edi Ramës me Sali Berishën dhe të dy partive politike nëpërmjet sloganit: "Rama në burg, Berisha në burg"..
“Ky vit u karakterizua nga një kryengritje paqësore popullore, protestë paqësore popullore e përmasave të papara ndonjëherë, siç ishte qershori. Por është lëvizja më e tradhtuar, të them këtu, në historinë e lëvizjeve europiane dhe botërore”, deklaroi Berisha.
Ai kritikoi veçanërisht thirrjet e protestuesve që, sipas tij, barazonin përgjegjësinë e kundërshtarit politik me atë të opozitës.
“Ti del kundër një të keqes më të madhe, që ishte Edi Rama, dhe ti njëkohësisht u thua shqiptarëve se Rama në burg, Berisha në burg, ose të dy partitë njësoj”, u shpreh kreu i PD-së.
Gjatë intervistës, Berisha foli edhe për ekonominë dhe ndikimin që, sipas tij, ka aktiviteti kriminal në vend. Ai pretendoi se droga ka depërtuar në ekonomi, duke dëmtuar vendet e punës dhe prodhimin vendas.
Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për zhvlerësimin e euros dhe dollarit në raport me lekun, duke e lidhur këtë fenomen me dobësimin e konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare.
Ai përsëriti edhe akuzat për ndikimin e karteleve kriminale në zona të ndryshme të vendit, përfshirë Elbasanin dhe Durrësin.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
