EMRAT/ Fqinjët konfliktohen dhe qëllojnë me armë zjarri për të kanosur njëri-tjetrin, arrestohen nga policia!

Dy fqinj një Shkodër janë vënë në pranga nga policia pasi janë konfliktuar dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri për të kanosur njëri-tjetrin.
Në pranga u vunë Ndoc Lufi, 63 vjeç dhe Aleksander Fojleta, 27 vjeç. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit së Ndoc Lufit dhe një automjet i parkuar aty.
Gjatë kontrollit në banesën e Ndoc Lufit, policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Aleksander Fojletës u gjet municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.
Në kërkim u shpall edhe një 26-vjeçar pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka kallëzuar.
Njoftimi i policise:
U konfliktuan për motive të dobëta dhe qëlluan me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin, vihen në pranga 2 shtetas.
Shpallet në kërkim 1 shtetas, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e datës 25.06.2026, në lagjen “Tre Heronjtë”, arrestuan shtetasit:
-N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit A. F. dhe N. L. (fqinj) janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së shtetasit N. L. dhe një automjet i parkuar në oborr.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. F., gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.
Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi A. F., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka kallëzuar.
Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128