Mourinho jep sinjalin e parë për Real Madridin: Nuk largoj yjet, dua më të mirët në skuadër
Jose Mourinho, i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht si trajner i Real Madridit, ka vazhduar të japë sinjale për projektin e tij të ardhshëm në “Santiago Bernabéu”, duke folur për filozofinë dhe planet e tij me skuadrën.
Në një intervistë në podcast-in “Beast Mode” të ish-futbollistit Adebayo Akinfenëa, trajneri portugez ka hedhur poshtë zërat se mund të largojë disa nga yjet e skuadrës.
“Kam lexuar komente që thonë se Mourinho do të vijë dhe do të heqë qafe disa nga lojtarët më të mirë. Jo! Unë i dua ata lojtarë. Dua më të mirët”, u shpreh ai.
Mourinho theksoi se synimi i tij është të ndërtojë një ekip të fortë dhe të shmangë problemet brenda grupit.
“Tani duhet të gjej mënyrën për të krijuar një skuadër dhe për të shmangur problemet që, sipas asaj që kam lexuar, kanë ndodhur në sezonet e fundit”, tha ai.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128