Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

25 June 2026, 21:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Qytetarët kanë nisur tanimë marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit me thirrjen: Nesër më shumë.

 
Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku mbajtën edhe fjalimet.

Sheshi përpara Kryeministrisë ka dëgjuar sot një tjetër thirrje të fuqishme që synon të ndezë edhe më shumë revoltën popullore në vend.

Një prej protestueseve ka shpallur organizimin e një proteste kombëtare që pritet të bllokojë kryeqytetin këtë të shtunë.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të mos rreshtin së zbrituri në rrugë, duke parashikuar një pjesëmarrje masive dhe mbarëkombëtare për fundjavën, ku të gjitha rrethet e Shqipërisë do të derdhen drejt Tiranës.

 

Po ndodh...

ide