Butrint Imeri në zi, humb personin e shtrenjtë
25 June 2026, 16:10 / SHOWBIZ

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një nga personat më të dashur të familjes, gjyshen e tij.
Në një dedikim emocional të publikuar në rrjetet sociale, Butrinti ka shprehur dhimbjen e tij të thellë, duke e përshkruar gjyshen si personin që e mësoi për dashurinë dhe mirësinë e pastër.
Ai theksoi se shpirti i saj i bardhë gjithmonë e ka pritur me buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri të pakufizuar.
Këngëtari është shprehur se gjyshja do t’i mungojë përjetësisht, por theksoi se ajo do të mbetet gjithmonë pjesë e pandashme e shpirtit të tij.
Ai përmbylli dedikimin e tij me një lutje që ajo të prehet në paqe dhe me një premtim për dashuri të përjetshme.

Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128