Shpërthen Nard Ndoka: Rilindja e Ramës dhe Ripërtëritja e Legjendës, si dy xhaketa të kthyera mbrapsht!
Nard Ndoka, kreu i Partia Demokristiane, i cili deri pak kohë më parë ka qenë aleat besnik i Sali Berishës, duket se ka ndryshuar krejtësisht mendje për këtë të fundit dhe PD-në që ai drejton.
Noka nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB heq një paralele mes "Rilindjes" së Edi Ramës dhe "Ripërtëritjes" së Sali Berishës, (Ose Lexhendës, siç e quan ai), duke i cilësuar si "dy xhaketa të vjetra që janë kthyer mbrapsht".
Reagimi i plotë:
”Rilindja” dhe “Ripërtëritja”, si dy xhaketa të kthyera mbrapsht!
“Rilindja” e Ramës erdhi si premtim për ta ringjallur Shqipërinë.
Pas 13 vitesh, bilanci është më shumë “rivdekje” se rilindje, shëndetësi pa ilaçe, arsim në rënie, kryeqytet pa ujë, qytete që zbrazen, rrugë që i merr shiu dhe pyje që i merr zjarri.
Përballë saj vjen “Ripërtëritja” e opozitës.
Por çfarë po ripërtërihet?
Kur nr. 2 është Flamur Noka, nr. 3 Gaz Bardhi, nr. 4 Gjekmarkaj dhe nr. 1 mbetet legjenda, nuk duhet program politik për të kuptuar “të renë”.
Mjafton lista e vjetër.
Këtu qëndron tallja e madhe, sloganet ndërrojnë, personazhet jo.
Njëra palë na “rilindi” derisa na plaku para kohe, tjetra kërkon të na “ripërtërijë” me inventarin e vjetër të magazines.
Dy parti që kopjojnë njëra tjetrën edhe kur dështojnë, si dy xhaketa të vjetra të gabit, të kthyera mbrapsht dhe të shitura si koleksion i ri turk e kinez.
Shqipërisë nuk i duhet një slogan i ri për të njëjtën politikë të vjetër. I duhet alternativë./Alfapress.al
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128