EMRI/ Aksident tragjik në aksin “Çermë-Divjakë”, i moshuari humb kontrollin e automjetit, ndërron jetë në spital

13 August 2026, 18:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRI/ Aksident tragjik në aksin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”.  Sipas informacioneve paraprake Hyqmet Dervishi, 82 vjeç, teksa ishte duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes së fortë ai është transportuar në spital, ku më pas mësohet se ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...