Djalin ia vranë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zuko mes dhimbjes: E kam zemrën të copëtuar, ma morën birin padrejtësisht
Mes dhimbjes së madhe për humbjen e të birit, Ornela Zuko, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes në këto ditë të vështira.
Përmes disa rreshtave, ajo ka përcjellë dhimbjen që vetëm zemra e një nëne mund të ndjejë në këto çaste, por edhe mirënjohjen për çdo mesazh, telefonatë, përqafim apo fjalë ngushëllimi që familja ka marrë pas tragjedisë.
“Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, shkruan ajo ndër të tjera.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, ku shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo e qëlloi me kallashnikov pas shpine. Fatkeqësisht si pasojë e plagës 20-vjeçari Joan Zuko nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që autori u arrestua disa orë më vonë.
Përpara grupit hetimor, Sterjo ka deklaruar se prej kohësh ishte në konflikt me Zukon, ndërsa dyshohet se shkak për përplasjen është bërë një konflikt i lidhur me të dashurën e tij.
Postim i plotë i bërë nga nëna e Joan Zukos:
Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë.
Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve.
Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh.
Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme,
Familja e Joanit!
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128