Tmerr në Holandë/ Shpërthim misterioz në portin e Roterdamit, zona rrethohet nga policia, raportohet për viktima
Një shpërthim në portin e Roterdamit në Holandë ka vrarë një person dhe ka plagosur disa të tjerë, njoftoi zëdhënësi i policisë së Roterdamit. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet dhe po hetohet.
Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi në rrugën Moezelweg rreth orës 11:30 dhe se vendi i ngjarjes është rrethuar.
Ndërkohë, kompania Gunvor Energy, e cila në të njëjtën zonë menaxhon rezervuarë për ruajtjen e derivateve të naftës, raportoi një incident të veçantë gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ku disa persona u plagosën të enjten në mëngjes.
Mediat lokale raportuan gjithashtu për disa ndërprerje të energjisë elektrike në portin e Roterdamit, shkruan reuters.
Shërbimet e sigurisë dhe policia po hetojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes ndërprerjeve të energjisë dhe shpërthimit.
Porti i Roterdamit është porti më i madh në Evropë dhe përfshin një rafineri nafte dhe disa objekte petrokimike.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128