Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!

4 August 2026, 20:34 / EDITORIAL NGA INDRIT GJYZELI
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!

Nga Indrit Gjyzeli

Edi Rama zgjodhi t'i përshëndesë protestat brenda socialistëve në bashkitë që janë në listë për t'u bashkuar me bashki më të mëdha, duke u shfaqur si kryetar i një partie që pret mendimin ndryshe, madje dhe me protestë. Në fakt, i gjithë fjalimi i Ramës ishte nervoz, pasi ai e di mirë se, shtimi i zërave të protestës me socialistë të tjerë, pas atyre që dalin me "Flamingot" në Bulevard, është një shenjë se miti i tij si "njeriu i vetëm që udhëheq PS" po bie. 

Dhe në këtë guxim që po gjeneron disa protesta dhe emra deputetësh brenda mazhorancës së tij, që e kundërshtojnë, ai e ndjen se nuk do e mbrojë dot as këmbëngulja e Berishës për ta kapur me kthetra protestën në Bulevard, apo për të mbajtur PD-në në pellgun e tmerrshëm të mungesës së reagimeve.

Por Rama e di tashmë se ajo që ka nisur nëpër bashki, nuk e ka forcën te njerëzit që nxjerr, por te fakti që e ka bërë Ramën të atakueshëm nga gjithkush, madje edhe nga ata që deri dje të "vrisnin" për të. 

Bindja e tij se Berisha do e shpëtojë edhe nga të vetët, është më shumë shenja e një dështimi që ai e ka humbur çdo busull politike, pasi prej kohësh e ka lënë veten të gënjehet nga disa biznesmenë-drejtues mediash, nga disa "ergysagasë", të cilët i krehin bishtin politik, duke e bërë sot Ramën të kundërtin e tij të plotë nga ai që erdhi në pushtet në vitin 2013, teksa deklaronte një qeverisje bazuar në ligj e llogaridhënie.

Fatkeqësisht, ai ishte aq mjeran politik në përgjigje sa i gënjeu banorët e bashkive që "iu është vënë viza", duke deklaruar se do nisë një proces konsultimi. Por, edhe njeriu në fshatin më të humbur e di që, nëse e ke bërë të ditur vendimin, konsultimet janë llafe koti, pa bereqet.

Dhe paradoksi është se, në këtë proces të reformës, ai mund të ketë të drejtë, pasi ato bashki janë shpopulluar. Por njëkohësisht, ai dhe qeverisja e tij është përgjegjëse që ndaj këtyre bashkive ka pasur vetëm interes votash dhe jo të zhvillimit. Tani që atyre u ikin vendet e punës dhe përfitimet, del qartë se në këto bashki, e në shumë të tjera, qeveria ka vetëm hallin e “thesit” elektoral, por jo të jetës së tyre, pasi Rama më shumë i sheh bashkitë si vijim të seksioneve të partisë e jo të enteve që mund të menaxhojnë e zhvillojnë komunitete.

Megjithatë, ata më në fund kanë dalë në shesh. Pak rëndësi ka qëllimi. Ajo që është shënuar me "protestat socialiste" është rënia përfundimtare e imazhit të tij politik, duke e kthyer në një qesharak, që të vetmin aset të palëvizshëm që ka është vetëm Berisha, që bën gjithçka që atij i duhet për të mbajtur ende socialistët në të njëjtin krah.

Rama nuk do arrijë të ringrihet më pas protestave të Bulevardit dhe pas zemërimit të socialistëve. Ai është fiks si Berisha pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011, që me komisionet dhe shpjegimet e tij qesharake rrënoi PD. 

Ndaj asnjë shpjegim që ai bën nuk ngjit më, por thjesht e kthen në qesharak, duke e evidentuar me skandalet që nuk ndalen, me Ballukun, Karçanajn, apo me çdo fushë ku SPAK nis të hetojë.amës nuk i mjafton më Berisha!/Alfapress.al

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa