“Veliaj i ka duart e lidhura”, Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës

14 November 2026, 12:46 / POLITIKË ALFA PRESS

“Veliaj i ka duart e lidhura”, Rama kërkon përjashtimin e

Kryeministri Edi Rama i kërkon Asamblesë socialiste, përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS.

Gjatë pjesës së parë të mbledhjes me dyer të mbyllura, Rama kërkoi votimin për përjashtimin nga PS të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Kritikat e vazhdueshme nga ana e Spiropalit në adresë të kryeministrit janë bërë shkak për vendimin e këtij të fundit.

Po ashtu, edhe Plarent Ndreca, ish-deputet i kësaj force politike dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare, njëkohësisht avokat i Erion Veliajt, ka mbajtur qëndrime kritike ndaj kreut të qeverisë.

Ndërsa për Erion Veliaj, Rama është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës i ka duart e lidhura.

Po ndodh...