Rama ‘hakmerret’ dhe shkarkon Veliajn, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë

14 November 2026, 10:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama ‘hakmerret’ dhe shkarkon Veliajn, Ervin Demo dhe Albana

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.

Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.

Asambleja e PS-së po zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve janë organizimi i brendshëm, drejtimi politik në qarqe dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.

Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste, mes debateve politike dhe qëndrimeve të fundit të disa prej figurave të saj, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Po ndodh...