"PS është më e madhe se Edi Rama"/ Erion Veliaj i kërkon Asamblesë nga qelia, mocion për rrëzimin e Kryetarit të partisë!

14 November 2026, 08:53 / POLITIKË ALFA PRESS
"PS është më e madhe se Edi Rama"/ Erion Veliaj i

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë një pjesë të fjalimit që ka përgatitur për punimet e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke theksuar se ajo është më e madhe se kryetari ndaj dhe duhet të aktivizohen procedurat statutore për largimin e Edi Ramës.

"Partia Socialiste është më e madhe se Kryetari i saj! Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë. Quo Vadis, PS?

Pse kemi zëvendësuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale?

Në fjalimin tim kërkoj debat të hapur, llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama", shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më herët, ai i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, ku ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në punimet e sotme të Asamblesë Kombëtare dhe për të shprehur hapur kritikat e tij për Edi Ramën.

“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij", shkruan Veliaj, ndërsa sajti ku ai thotë se ka publikuar fjalimin e plotë, është jashtë funksionit, për shkaqe të panjohura.

Po ndodh...