Video/ Alesia Balliu i përvishet Berishës: Sali, nihilist je ti jo protestuesit!

Alesia Balliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Sali Berishës, i cili i cilësoi nihilistë protestuesit që shprehen se në Shqipëri nuk është bërë asgjë.
Ajo e akuzon kreun e PD-së për hipokrizi politike, duke e cilësuar atë vetë si nihilistin që mban peng opozitën dhe nuk pranon të largohet nga drejtimi i saj.
Reagimi i Balliut:
Sali Berisha i paska quajtur nihilistë protestuesit që thonë se në Shqipëri nuk është bërë asgjë!
Po mirë, zoti Berisha, kur ti mohon çdo ditë gjithçka që është bërë në Shqipëri, quhet opozitarizëm, ndërsa kur protestuesit kundërshtojnë edhe ty, quhet nihilizëm?!
Jo, zoti Berisha! Nihilist je ti që mban peng Partinë Demokratike dhe gjithë opozitën shqiptare!
Nihilist je ti që e përdor Partinë Demokratike si mburojë politike përballë SPAK-ut dhe problemeve të tua me drejtësinë!
Nihilist je ti që po i shkëmben lejet e betonit me pazare politike në kurriz të Partisë Demokratike!
Nihilist je ti që kërkon largimin e Ramës, por nuk pranon largimin tënd!
Protestuesit nuk kanë nevojë për lejen tënde për të kundërshtuar Edi Ramën.
Opozita nuk është pronë e Sali Berishës, ashtu si Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës!
Dhe mbaje mend, zoti Berisha:
Nihilist nuk është ai që kërkon ndryshimin. Nihilist politik është ai që mohon çdo alternativë tjetër, vetëm për të mbijetuar vetë në politikë!
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

