"Protestë të instrumentalizuar politikisht dhe ofensivë dhune", Rama në Asamblenë e PS: Shqipëria po përballet me presion të brendshëm

14 November 2026, 12:00 / POLITIKË ALFA PRESS

"Protestë të instrumentalizuar politikisht dhe ofensivë

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit, ku ka komentuar situatën politike në vend, protestat dhe raportin e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin.

Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal te ajo që e cilësoi si një moment të rëndësishëm për vendin, duke theksuar se drejtuesit politikë duhet të ruajnë kthjelltësinë përballë tensioneve dhe zhvillimeve të fundit.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria po përjeton një presion të brendshëm, ndërsa akuzoi për instrumentalizim politik të protestës, e cila sipas tij ka nisur për arsye të tjera dhe më pas është shndërruar në një ofensivë dhune kundër qeverisë.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

“Çdokush duhet të kuptojë ku ndodhet vendi, pikërisht atëherë kur zhurma dhe tymi ngrihen më lart se zakonisht. Duhet të kuptojë se çfarë është e rëndësishme në ato që janë arritur, çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit dhe si duhet ushtruar përgjegjësia e drejtimit pa e humbur kthjelltësinë e shikimit.

Ky është ekzaktësisht një moment i tillë. Në raportin më të fundit për zgjerimin, Komisioni Evropian ka shkruar një frazë, e cila nuk ka zënë vend, sepse nuk ka sesi të zërë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse për ecurinë e vendit.

Në kushtet kur vendi po jeton një presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste të nisur për arsye krejt të tjera dhe të degraduar në një ofensivë dhune kundër qeverisë në dukje, por në fakt kundër mënyrës se si ne e duam që Shqipëria të shkojë përpara.”

Fjalimi i Ramës pritet të vijojë me qëndrimet e tij mbi zhvillimet politike, ecurinë e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet Partia Socialiste.

Po ndodh...