Elisa Spiropali mbetet anëtare e PS, por përjashtohet nga Grupi Parlamentar dhe Asambleja

Politikania socialiste Elisa Spiropali do të jetë në vazhdim anëtare e Partisë Socialiste, por jo më pjesë e Grupit Parlamentar dhe as e Asamblesë Kombëtare. Vendimi është marrë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve të sotme në Lalëz.
Newsbomb.al ka mësuar nga burime të sigurta brenda PS, se Pandeli Majo, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe kanë dalë hapur në mes të mbledhjes kundër përjashtimit të koleges, duke thënë se ata nuk janë një parti që merret me përjashtime.
Ndërkohë, vetë Elisa Spiropali ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit dhe kryetarit të PS, për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar dhe Asambleja Kombëtare, duke thënë se nga veprimet e saj nuk është cënuar shtëpia e përbashkët, Partia Socialiste.
Edi Rama i është përgjigjur se nuk i pranonte justifikimet e saj, sepse dhe më herët ajo është paralajmëruar.
Në fund, siç konfirmojnë burime të sigurta të redaksisë, Majko, Xhafaj dhe Braçe kanë votuar PRO përjashtimit, pavarësisht se në diskurs kanë kundërshtuar.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare ka qenë pjesërisht me dyer të mbyllura dhe pjesërisht me dyer të hapura, por nga ajo çfarë rrodhi, ishte se socialistët e vjetër janë shprehur kundër përjashtimeve.
Fatmir Xhafaj ka qenë ndër të parët që ka kundërshtuar hapur kërkesën e kryetarit Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, duke propozuar masa ndaj Spiropalit e Ndrecës, por jo përjashtim.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

