“Arrestoni Ramën dhe Berishën”, të rinjtë i vënë zjarrin koshit të mbeturinave

Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë mbledhur sërish për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, të rinjtë shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta. “Ju erdhi fundi!”, ” Rama n’burg, Belinda n’burg!”, është një prej sloganeve që dëgjohen gjatë tubimit.
Protesta vijon në kuadër të lëvizjes së të rinjve, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrim kundër qeverisjes aktuale.
Gjatë tubimit, një grup të rinjsh i kanë vënë zjarrin një koshi mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, është një prej sloganeve që po brohoritet në kor nga protestuesit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj drejtuesve politikë në vend.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

