Aksident tragjik në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë, 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes

14 November 2026, 15:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident tragjik në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë,

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit.

Viktima është identifikuar si Paulin Filopati, 65 vjeç, nga Mirdita. Ai dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën në këmbë, nga njëra anë në tjetrën, kur është përplasur nga një automjet tip “Mercedes-Benz”. Mjeti drejtohej nga Floxhen Bardhi. Për shkak të goditjes së fortë, 65-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ngjajra ka ndodhur në sy të bahkëshortes së viktimës.

Paraprakisht, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi këmbësori ka ndërprerë rrugën në mënyrë të pakujdesshme, ndërsa një tjetër pistë që po shqyrtohet lidhet me shpejtësinë me të cilën lëvizte automjeti. Rrethanat e plota të aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...