Microsoft paralajmëron udhëtarët: Kujdes nga sulmet kibernetike përmes Wi-Fi të hoteleve

Microsoft ka paralajmëruar për një fushatë të organizuar spiunazhi kibernetik, e cila sipas kompanisë lidhet me shërbimet ruse të inteligjencës dhe synon veçanërisht mysafirët e hoteleve dhe qendrave të konferencave.
Objektivat kryesore dyshohet se janë zyrtarë shtetërorë dhe punonjës të kompanive që udhëtojnë për arsye pune.
Sipas paralajmërimit, sulmuesit shfrytëzojnë momentin kur përdoruesit lidhen me rrjetet publike Wi-Fi. Pas lidhjes me internetin e hotelit, në pajisjen e viktimës mund të shfaqet një njoftim i rremë që kërkon përditësimin e shfletuesit ose sistemit operativ.
Nëse përdoruesi e pranon, në pajisje mund të instalohet malware, i cili mund të përdoret për vjedhjen e fjalëkalimeve, dokumenteve dhe të dhënave të tjera sensitive.
Programet keqdashëse mund të regjistrojnë gjithashtu tastet e shtypura dhe, në disa raste, të aktivizojnë kamerën apo mikrofonin pa dijeninë e përdoruesit.
Microsoft vlerëson se aktiviteti nuk bëhet fjalë për sulme të izoluara, por për një operacion të koordinuar spiunazhi kibernetik me objektiva të përzgjedhur.
Ekspertët u bëjnë thirrje udhëtarëve të mos instalojnë përditësime përmes dritareve që shfaqen pas lidhjes me rrjete publike Wi-Fi dhe të përdorin vetëm burimet zyrtare të prodhuesit për përditësimin e pajisjeve.
Një rrjet Wi-Fi falas në hotel mund të kthehet kështu në një pikë hyrëse për sulmuesit dhe të ekspozojë të dhënat e ndjeshme të përdoruesve.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128