Revolta e 67-të popullore! Qytetari: Rama na ndryshoi kombin, Shqipëria po humbet drejtimin

5 August 2026, 19:42 / POLITIKË ALFA PRESS
Revolta e 67-të popullore! Qytetari: Rama na ndryshoi kombin,

Një qytetar pjesë e protestës në Sheshin “Skënderbej” ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe sociale në vend, duke bërë deklarata të forta për qeverisjen dhe historinë e Shqipërisë.

Duke folur nga sheshi, ai tha se Shqipëria është një vend me vlera të mëdha, por sipas tij është dëmtuar nga ndërhyrjet dhe ndikimet e jashtme ndër vite.

“Për 500 vite turku na ndërroi fenë, Rama na ndërroi kombin. Ky është vendi më i bukur në botë, por ka mallkim. Që nga viti 1940 e komandojnë sllavët, serbët. Kosova është 100 vite para nesh, edhe pse ka vetëm 20 vite shtet. Ju përgëzoj si televizion”, u shpreh qytetari.

Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej 67 ditësh, ku pjesëmarrësit shprehen kundër qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike.

 

 

Po ndodh...