EMRI/ Arrestohet në Rinas turkja e kërkuar për lidhje me grupet terroriste
5 August 2026, 16:07 / AKTUALITET

Policia Kufitare e Rinasit identifikoi dhe arrestoi një shtetase të huaj, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë.
Në pranga ka rënë turkja Julide Yazici (J. Y.), e cila u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë dhe veprimet po kryhen nga Interpol Tirana bashkë me Ankaranë.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj saj ekzistonte një vendim dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit, e cila e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim. Ajo akuzohet për dy vepra penale mjaft të rënda:
“Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Autoritetet turke janë vënë menjëherë në dijeni për këtë arrestim dhe nisjen e procedurave.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128