Byreçka me djathë
21 July 2026, 10:01 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 gotë miell misri
1 gotë miell gruri
1 lç pluhur pjekës
1 lç sodë
1 gotë vaj ulliri
1 gotë kos
1 vezë
1 tufë koper
Djathë i butë
Kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezën, vajin, kosin, miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Zëmë një brumë të butë. Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i hapim me dorë aq sa të mbyllet një kubik djathi. I lyejmë byreçkat me pak vezë dhe bëjmë 3 prerje. I vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
Përgatitur nga znj. Albana
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128