Trahana me suxhuk dhe salcë speci

Përbërësit:
1 filxhan trahana e thatë
2 lugë gjelle vaj
1 lgj gjalpë
1–1.2 litra ujë
200 ml qumësht
3 lugë gjelle ajvar djegës
1 lugë gjelle salcë speci
100 gr dhjamushka
1 gotë bukë e thatë, kubikë të pjekura
150 gr djathë i bardhë
Suxhuk sipas dëshirës
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë trahananë dhe e përziejmë derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të artë. I japim trajtën e lëngësht duke shtuar ujë të ngrohtë gradualisht. Shtojmë edhe pak qumësht që trahanaja të bëhet kremoze. E ziejmë në zjarr mesatar derisa të lidhet mirë. Në tenxhere shtojmë: ajvarin, salcën e specit, i përziejmë që të marrin ngjyrën e kuqe dhe aromën e duhur. Shtojmë dhjamushkat dhe suxhukun dhe i kaurdisim pak. Ndërkohë, në tepsi vendosim copëza buke, i pjekim/rreshkim pak në furrë derisa të bëhen krokante. Në pjatancën e shërbimit vendosim copëzat e bukës së pjekur, hedhim sipër trahananë, shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, dhjamushkat e kaurdisura me yndyrën e tyre, pak piper dhe spec të kuq sipas shijes.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128