Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra në anë të rrugës
20 July 2026, 19:09 / AKTUALITET
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier -Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.
Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128