Dy protesta në ditë/ Qytetarët thirrje për bashkim të enjten para Parlamentit
Qytetarët vijojnë me protestën e tryre për të 51 ditë në sheshin para Kryeministrisë.
Edhe pse organizimi i kësaj të hëne i parapriu protesta para Kuvendit, ku ligjvënësit ishin mbledhur në seancë parlamentare, sërish qytetarët dolën në rrugët e kryeqytetit, me qëndrimin e palëkundur kundër klasës politike në vend. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve para godinës së Kryeministrisë dhe me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet.
Ata shprehen të vendosur se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se protesta do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës.
Nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër Parlamentit, ndërsa u shprehën se është mbushur me deputetë analfabetë dhe politikanë që nuk i shërbejnë vendit, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e datës 23 korrik, ditë kur zhvillohet seanca e fundit parlamentare.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128