GjKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, mbahet sot seanca e radhës për Erion Veliajn

21 July 2026, 10:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Këtë të martë, në GJKKO do të mbahet seanca e radhës e gjyqit me themel ndaj Erion Veliajt.

Seanca zhvillohet pasi gjykata shqyrtoi kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor për dy muaj.

Xoxa paraqiti raportin mjekësor që dokumenton lindjen me operacion, duke argumentuar nuk është në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes.

Por prokuroria e Posaçme e kundërshtoi kërkesën, duke argumentuar se ligji parashikon shtyrjen e seancave në raste të tilla dhe jo pezullimin e procesit. Po ashtu, prokuroria theksoi se Xoxa nuk është paraqitur në asnjë nga seancat gjyqësore.

GJKKO vendosi se raporti i lindjes nuk parashikon paaftësi për punë, si dhe pezulloi afatet e paraburgimit të Veliajt.

Po ashtu, gjykata ka rrëzuar edhe kërkesat e Veliajt për transmetimin live të seancës gjyqësore, si dhe për të dalë nga kafazi i qelqtë.

Po ndodh...

ide