E rëndë në Vlorë, u ndje keq gjatë zhytjes në Radhimë, vdes turistja 30-vjeçare nga Finlanda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Vlorës, ku një turiste rreth 30 vjeçe ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje.
Turistja ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimës, pranë vendit ku ndodhet anija e mbytur Spitaliers.
Gjatë zhytjes, dyshohet se turistja ka pësuar mungesë oksigjeni ose një komplikacion tjetër shëndetësor. Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur zhytësit e tjerë të grupit, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë në spital.
Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga ekipi mjekësor, 30-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Mjekët bëjnë me dije se ajo mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128