“Harrojini partitë politike”/ Osman Stafa: Kjo është protestë historike, i përket halleve të shqiptarëve
Gazetari Osman Stafa, i ftuar në programin e drekës në News 24, e ka cilësuar protestën e fundit qytetare si një ngjarje historike, duke theksuar se ajo nuk ka lidhje me partitë politike, por me shqetësimet reale të qytetarëve shqiptarë.
“Kjo protestë popullore është një protestë historike, nuk kishte ndodhur asnjëherë një protestë e tillë qytetare. Nuk është protestë e partive politike, po të ishte politike nuk do e kisha mbështetur, të bënin çfarë të donin”, u shpreh Stafa.
Sipas gazetarit, protesta përfaqëson qytetarët që janë larguar nga Shqipëria për shkak të vështirësive, familjet që përballen me kostot e larta të jetesës, të sëmurët që vuajnë mungesën e shërbimeve shëndetësore, si dhe të gjithë ata që preken nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
“Është protesta e nënave që nuk përballojnë dot koston e jetesës për të rritur një fëmijë dhe marrin 40 mijë lekë ndihmë sociale. Është për ata që kanë braktisur Shqipërinë. T’i harrojnë partitë politike, është për veten e tyre, ta harrojnë Ramën, Berishën dhe të tjerët”, tha ai.
Stafa theksoi se qytetarët duhet të ngrihen për problemet që prekin jetën e tyre të përditshme, duke përmendur shpopullimin, rininë, arsimin dhe shëndetësinë.
“Nëse nuk ngrihen për hallet e tyre, nuk ka shpresë ky vend. Nëse do ngrihen, atëherë do të ketë shpresë për vendin”, u shpreh gazetari.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128