"Ne përfaqësojmë protestuesit"/ Andi Tepelena i kundërpërgjigjet Albana Vokshit: Më mirë të mbytemi në lum...Shqiptarët janë bërë bashkë kundër dinosaurëve Rama&Berisha!
Aktivisti i njohur dhe një nga protagonistët e mirëorganizimit të Protestës 51 ditore, Andi Tepelena, ka komentuar në rrjetet sociale një deklaratë-helm të deputetes së PD Albana Vokshi. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj në seancën e kësaj të hëne tha se, PD është përfaqësuese e protestuesve në parlament!
Tepelena nëpërmjet një shënimi të shkurtër ku e quan Vokshin "ushtare të Berishës", i kundërpërgjigjet duke i kujtuar se ajo ende nuk ka kuptuar se pas 50 ditëve protestë, slogani "Rama në burg, Berisha në burg", është pikërisht arsyeja që i ka bërë bashkë masivisht shqiptarët në shesh.
Shënimi i plotë:
Nëse Albana Vokshi paska thënë në seancën e sotme parlamentare që “Ne jemi përfaqësues të protestuesve”, më mirë të shkojmë të mbytemi në lum..
Nëse ushtarja e Berishës, Albana Vokshi, pas 50 ditë protestë, ende nuk ka kuptuar që slogani Rama n'burg, Berisha n'burg, është pikërisht slogani që i ka bërë bashkë qytetarët shqiptarë në këto protesta masive kundër dy dinosaurve të politikës. Sa më parë largohen nga politika këta dy individë dhe ushtarët e tyre në parlament e politikë, aq me shpejt do ta gjejë rrugën e paqes sociale dhe zhvillimit kombëtar Shqipëria./Alfapress.al
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128