Real Madridi synon goditjen e bujshme/ Kërkon yllin e Barcelonës pas suksesit me Spanjën

21 July 2026, 12:42 / SPORT ALFA PRESS

Real Madridi synon goditjen e bujshme/ Kërkon yllin e Barcelonës pas

Real Madridi ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, duke i dhënë një tjetër dimension merkatos së kësaj vere.

Sipas mediave franceze, përfshirë L’Equipe, klubi madrilen i është bashkuar Paris Saint-Germainit në interesimin për 26-vjeçarin, i cili është kthyer në një nga emrat më të kërkuar pas golit vendimtar në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Megjithatë, një kalim i Torresit te Real Madridi duket i ndërlikuar për shkak të rivalitetit historik mes dy klubeve spanjolle dhe marrëdhënieve të tensionuara mes Barcelonës dhe "Los Blancos".

Barcelona, nga ana tjetër, po përpiqet të sigurojë të ardhmen e sulmuesit spanjoll dhe synon rinovimin e kontratës së tij, e cila përfundon vitin e ardhshëm.

Klubi katalanas ka bërë të ditur se nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare për Torresin, ndërsa vetë lojtari nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Ndërkohë, raportime të fundit sugjerojnë se Paris Saint-Germain ka avancuar më shumë në garën për sulmuesin, duke arritur edhe një marrëveshje verbale me të.

Barcelona pritet të zhvillojë së shpejti bisedime me Torresin për ta bindur që të vazhdojë aventurën në Katalonjë, por një rinovim mund të sjellë edhe kosto shtesë për shkak të një klauzole që lidhet me ish-klubin e tij, Manchester City.

Po ndodh...

ide