Berisha: Rama do na i bëj me Reformën Zgjedhore njësoj si me "Territorialen", por ne do bashkëpunojmë në Komision

5 August 2026, 14:31 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha: Rama do na i bëj me Reformën Zgjedhore njësoj si me

Kreu demokrat gjatë konferencës me gazetarët ka komentuar edhe, reformë Zgjedhore. I pyetur nga gazetarët se pas asaj që ndodhi me "Territorialen", a mos ka ardhur koha që për Reformën Zgjedhore, PD, të tregohet më radikale ndaj mazhoramcës, Berisha tha se pavarësisht se Rama sipas të gjitha gjasave do bëjë të njëjtën gjë, ata do vazhdojnë të bashkëpunojnë në këtë Komision.

Elda Menga, TCH: Thoni që nuk bashkëpunojmë sa i takon zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me Partinë Socialiste. U prish edhe konsensusi për Reformën Territoriale. Por pse do të doni të vazhdoni bashkëpunimin me socialistët për Reformën Zgjedhore? A ka ardhur koha që Partia Demokratike të mbajë një qëndrim më radikal sa i takon prishjes së konsensuseve politike?

Sali Berisha: E drejtë pyetja. Pabesia dhe tërheqja e njëanshme e Edi Ramës, pasi ai konstatoi se reforma e tij territoriale u dënua, u denoncua në të gjitha konsultimet që u bënë në qarqe.

Dhe për të vazhduar projektin e tij të Çubrilloviçit, të shpopullimit, të shuarjes së qyteteve, qytezave dhe shpopullimit të vendit, ai u tërhoq dhe vendosi me një të rënë të lapsit, të fshijë nga harta dhe 15 bashki të tjera.

Pjesëmarrja jonë në këto dy reforma, të themi kusht. Ka qenë një lloj kërkese e shkruar në raportin e Komisionit Evropian që këto reforma të jenë me gjithëpërfshirje.

Dhe ne mund të mos merrnim pjesë, por përgjegjësia mbetej mbi ne. Dhe ne nuk kemi asnjë lloj interesi të bllokojmë procesin e integrimit për sa na përket ne. Kështu që ne morëm pjesë.

Ka gjithë ato të ngjara që Edi Rama do sillet njëlloj edhe me reformën zgjedhore. Por bashkëpunimi ynë, në qoftë se e quajmë të tillë, ka në bazë parimet demokratike të zgjedhjeve të lira, ku ne jemi për të mbrojtur ato parime.

Tashmë të shtruara edhe nga partitë e tjera opozitare dhe nga protesta e qytetarëve. Ky do jetë qëndrimi ynë.

Skepticizmi sigurisht është i madh, por ne do vazhdojmë të gjithë përpjekjen tonë. Faleminderit.

Konferenca e plotë:

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa