8.5 milionë eurot për Ermal Beqirin ndezin përplasjen Rama-Berisha, kreu i PD: Ai urdhëroi disbursimin

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se i ka disbursuar 8,5 milionë euro Ermal Beqirit.
Gjatë konferencës për media, Berisha theksoi se Beqiri është de facto presta nome i interesave të kryeministrit Edi Rama.
“Së fundmi, Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t'i disbursojë 8.5 milionë euro për t'i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji”, tha Berisha.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128