Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi në kulmin e sezonit veror

5 August 2026, 09:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohet më datat 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në orën 04:30. Shkak i këtij bllokimi janë punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Për realizimin e këtyre punimeve, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, autoritetet kanë vendosur bllokimin e dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë.

Gjatë këtij intervali kohor, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë–Kashar.

Mjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar–Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen përmes sinjalistikës së përkohshme në rrugën dytësore, duke u rikthyer më pas në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit. 

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa