Igli Tares i ndodh e papritura, grabitet në një tren në Itali
5 August 2026, 08:29 / SPORT

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka përjetuar momente të pakëndshme gjatë një udhëtimi me tren në Itali, pasi u bë pre e një vjedhjeje.
Sipas mediave italiane, pasi mori pjesë në funeralin e ish-kapitenit historik të Milanit, të zhvilluar në Bazilikën e Sant'Ambrogio në Milano, Tare udhëtoi me tren drejt Romës.
Gjatë udhëtimit, çanta e ish-futbollistit shqiptar u vodh nga hapësira e dedikuar për bagazhet gjatë udhëtimit. Sapo mbërriti në stacionin "Roma Termini", Tare iu drejtua Policisë Hekurudhore të Lazios për të denoncuar ngjarjen.
Sipas raportimeve policia identifikoi autorin e dyshuar vetëm pak minuta pas denoncimit. Ai u lokalizua dhe u vu në pranga, ndërsa çanta e vjedhur u sekuestrua dhe iu kthye Tares.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128