Emigranti thirrje para Kryeministrisë: Të dielën protestojmë në Genova! Bashkohuni

4 August 2026, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Emigranti thirrje para Kryeministrisë: Të dielën protestojmë

Një emigrant shqiptar që jeton në Itali ka bërë thirrje për vijimin e protestave, duke u kërkuar qytetarëve të bashkohen në tubimet kundër qeverisë.

Nga protesta para Kryeministrisë, ai njoftoi se të dielën do të zhvillohet edhe një manifestim në Genova.

Ai tha se kishte planifikuar të kalonte pushimet me familjen, por vendosi t’i ndërpresë për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.

“Ne duam të bëjmë këtë që po bëjmë. Doja të bëja pushime, por nuk do t’i bëj. Ka shumë shqiptarë që duan të vijnë këtu në shesh, por për ta është luks. Nuk kanë para të vijnë, qoftë edhe nga Vlora. Por duhet të bëjmë sakrifica.

Jam me çantë, pasi fishekun e fundit e kam këtu, figurativisht, sepse nuk jemi për fishekë të vërtetë. Njerëzit janë në hall, janë të varfër. Kemi marrë lejen për të manifestuar të dielën në Genova. Duhet të jemi jopartiakë, sepse partitë na e kanë menderosur. Boll! Bashkohuni këtu në shesh”, u shpreh ai.

 

 

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa