Temperatura deri në 37 gradë, Instituti i Gjeoshkencave: Ditën e nesërme shumë qarqe rrezikohen nga zjarret

4 August 2026, 19:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
Temperatura deri në 37 gradë, Instituti i Gjeoshkencave: Ditën e

Sot, e martë 4 gusht, dhe të mërkurën 5 gusht, niveli i rrezikut për zjarre pritet të jetë “i lartë” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet një nivel rreziku “i moderuar”. Megjithatë, në disa zona të lokalizuara të këtyre qarqeve rreziku mbetet i lartë, konkretisht në pjesën perëndimore të Shkodrës, verilindje të Kukësit dhe perëndim të Dibrës.

Sipas parashikimit, rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nuk priten reshje në territorin e vendit.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34°C në zonat bregdetare; deri në 37°C në zonat e ulëta; deri në 33°C në zonat malore.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi:

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) nuk priten reshje.

TEMPERATURA

Nesër (e mërkurë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 37 °C

në vendet malore: 16 / 33 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Top Channel

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa