Përshkallëzohet zjarri në Mallakastër, evakuohen 15 familje
4 August 2026, 18:45 / AKTUALITET
Situata nga zjarri masiv në fshatin Rriban të Mallakastrës është përkeqësuar, ndërsa flakët janë afruar pranë zonave të banuara, duke bërë të nevojshëm evakuimin e 15 familjeve.
Sipas Policisë, banorët u larguan nga banesat së bashku me bagëtitë dhe kafshët shtëpiake, për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit.
Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.
Forcat zjarrfikëse, po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve, që siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme janë në përmasa të mëdha.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128