Ç’po ndodh në Malin e Çikës? Lëshohet alarmi SOS
4 August 2026, 18:59 / AKTUALITET
Një tjetër alarm është regjistruar në Malin e Çikës, ku dy turistë gjermanë kanë kërkuar ndihmë pasi kanë mbetur të bllokuar në terrenin e vështirë malor.
Sinjali SOS ka vënë në lëvizje forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë një operacion për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një zonë të sigurt.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se turistët kanë humbur orientimin gjatë ecjes, ndërsa njëri prej tyre mund të jetë dëmtuar ose të ketë pësuar probleme shëndetësore, çka e ka bërë të pamundur vijimin e lëvizjes.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione të tjera për gjendjen e dy turistëve.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128