Mesazhet nëpërmjet pankartave/ Protestuesit në Ditën 66 “Fusin në burg” Ramën, Berishën e Begajn: Tradhtarë, non grata nga populli
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 66-të, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre edhe përmes pankartave me mesazhe politike dhe simbolike.
Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta që theksonin vendosmërinë për të vijuar protestën. Një prej tyre mbante mbishkrimin “66, asnjë hap pas”, duke nënvizuar se pjesëmarrësit nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre.
Një tjetër pankartë përcillte mesazhin “Një ditë e re, i njëjti komplot”, ndërsa një tjetër i drejtohej klasës politike me shkrimin “Tradhtarë, non grata nga populli”.
Pankartat pasqyrojnë qëndrimet dhe pakënaqësitë e pjesëmarrësve ndaj zhvillimeve politike në vend. Protesta vazhdon prej 66 ditësh, me organizatorët që deklarojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128