KLP mbyll aplikimet për Prokuror të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë kandidatë.
Sipas listës së dorëzuar në përfundim të procedurës së aplikimit, kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjeternikaj.
Pas mbylljes së fazës së aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vlerësimit, sipas kritereve të përcaktuara për këtë funksion të lartë në sistemin e drejtësisë.
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet për një mandat 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi dhe ka përgjegjësinë për drejtimin dhe koordinimin e punës së prokurorive në vend. Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të parashikuara në procedurë.
LEXO EDHE:
5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, mes tyre Arta Marku
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128