Shqipëria shpall “non-grata” 2 persona nga Maqedonia e Veriut
Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi dyshohet se kryenin veprimtari armiqësore kundër shtetit shqiptar.
Pas propozimit të Drejtorisë së Antiterrorit, ministria e Brendshme ka futur në listën e personave të padëshiruar imamin Bekir Halimi, si edhe politikanin dhe analistin Valon (Valjon) Belja.
Imami Bekir Halimi, në vitin 2016 është përjashtuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit.
Ndërsa, Valon Belja analist politik dhe ish-aktivist politik është i njohur për komentet e tij mbi zhvillimet politike në rajon.
Më herët ka ushtruar detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Shpallja e tyre non grata erdhi pas informacioneve të Antiterrorit se përbënin kërcënim real për vendin dhe qytetarët shqiptarë.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128