Djali i përlotur i lutet ushtarëve spanjollë në Ceuta të mos e kthejnë në Marok
Një video prekëse e publikuar nga Associated Press ka bërë xhiron e botës, duke treguar momentin dramatik kur një djalë 12-vjeçar shpërthen në lot dhe i lutet një ushtari spanjoll të mos e kthejë në Marok.
Ngjarja ndodhi në Ceuta, enklava spanjolle në Afrikën e Veriut, vetëm pak metra larg kufirit me Marokun. I mituri, i dëshpëruar dhe me lot në sy, i drejtohet një ushtari me fjalët: “Xhaxhi, të lutem… të puthsha në ballë, mos më kthe pas.” Fjalët e tij prekën jo vetëm ushtarët në vendngjarje, por edhe mijëra njerëz që kanë parë pamjet në rrjetet sociale.
Sipas Associated Press, djali ishte në proces riatdhesimi, kur një nënkolonel i ushtrisë spanjolle vendosi të ndërpresë procedurën. Vendimi u mor pas reagimit të banorëve vendas, të cilët ndërhynë duke theksuar se bëhej fjalë për një të mitur dhe se rasti i tij duhej trajtuar sipas procedurave ligjore që mbrojnë fëmijët.
Pas ndalimit të riatdhesimit, 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile të Spanjës, e cila do të merret me verifikimin e statusit të tij dhe procedurat e mëtejshme.
Ngjarja zhvillohet në një moment kur Ceuta po përballet me një valë të paprecedentë emigrantësh. Qindra persona kanë ngritur kampe të improvizuara në plazhet e enklavës, ndërsa autoritetet spanjolle përpiqen të menaxhojnë situatën pas hyrjeve masive të ditëve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve spanjolle, rreth 69.500 emigrantë janë kthyer në Marok gjatë katër ditëve të fundit. Shifra tejkalon ndjeshëm parashikimet fillestare, të cilat flisnin për rreth 50.000 mbërritje në Ceuta.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128