Digjet Europa, vala e të nxehtit afrikan zhvendoset drejt Ballkanit me temperatura deri në 43°C
Një valë e re e fortë të nxehti po përfshin Europën Qendrore dhe Ballkanin, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se java e parë e gushtit do të sjellë temperaturat më të larta të kësaj vere në shumë vende të rajonit dhe kontinentit. Shkaku është një sistem i fuqishëm presioni të lartë, i njohur si "Heat Dome" ose "kupola e të nxehtit", që ka bllokuar Europën me një masë shumë të nxehtë dhe të thatë ajri të ardhur nga Afrika e Veriut.
Sipas parashikimeve, temperaturat gjatë javës do të arrijnë nga 40 deri në 43 gradë Celsius në ultësirat e Italisë Veriore dhe në Pellgun Panonian, duke përfshirë Hungarinë, Kroacinë lindore, Serbinë veriore dhe perëndimin e Rumanisë. Edhe Austria lindore, Sllovakia, Çekia, Gjermania dhe Polonia do të përballen me temperatura shumë mbi normalen sezonale.
Meteorologët shpjegojnë se fenomeni i "Heat Dome" krijohet kur një zonë shumë e fuqishme me presion të lartë qëndron për ditë ose javë mbi të njëjtën zonë. Ajri i nxehtë mbetet i bllokuar poshtë saj, ngjeshet drejt sipërfaqes dhe ngrohet edhe më shumë, duke bërë që temperaturat të rriten vazhdimisht. Për këtë arsye, këto episode zgjasin më shumë se valët e zakonshme të të nxehtit dhe janë shumë më intensive.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128