Dalin emrat/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë atentat në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 5 të rinj, të cilët ishin përgatitur për të bërë atentat në qytetin bregdetar.
Mësohet se Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Alfred Kaja 26 vjeç, banues në Kavajë u kapën në fshatin Gjashtë. Ata ishin pozicionuar në një zonë pa ndriçim, në pritje të shënjestrës së tyre.
Në pranga kanë rënë edhe Vitrin Hoxha 20 vjeç, banues në Kavajë, Vonis Poka 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Franko Bobja 21 vjeç, banues në Kavajë. Këta 3, akuzohen për moskallëzim krimi.
Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia ka dyshime të forta që kanë shkuar për të ekzekutuar një person.
Ata janë marrë në pyetje, por nuk kanë pranuar që të flasin përpara hetuesve.
Deri tani, nuk dihet ende se kush ishte porositës dhe kush do ishte “viktima” e tyre.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, municione luftarake dhe silenciator.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128