Shkrumbohet nga flakët banesa dykatëshe në Lushnje
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në zonën e Fier-Sheganit, ku jetonte një çift të moshuarish.
Zjarri ka nisur në katin e poshtëm të banesës, ndërsa sapo kanë konstatuar flakët, familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Të afërm dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me shpejtësi duke ndihmuar dy bashkëshortët e moshuar të dilnin nga banesa pa pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata është vënë nën kontroll, ndërsa një ambulancë ka mbërritur në zonë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e saktë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128