A kishte shqiptarë në Kanalin Anglez? Shpëtohen 150 emigrantë në mes të detit, anija në flakë
Më shumë se 150 emigrantë janë shpëtuar në Kanalin e La Manshit pasi varka me të cilën po përpiqeshin të kalonin drejt Mbretërisë së Bashkuar u përfshi nga flakët.
Sipas autoriteteve franceze, motori i varkës mori flakë gjatë udhëtimit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në bord.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka raportime për persona të plagosur apo viktima, ndërsa ende nuk dihet kombësia e emigrantëve dhe nëse mes tyre kishte shqiptarë.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë mjete franceze dhe britanike.
Policia franceze tha se varka ishte nisur nga brigjet franceze të hënën në mbrëmje. Gjatë natës, disa persona në bord kërkuan ndihmë, ndërsa pjesa tjetër refuzoi ndërhyrjen, me synimin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në qendër të debatit politik çështjen e emigracionit të paligjshëm përmes Kanalit të La Manshit. Qeveria britanike ka deklaruar se po punon për uljen e numrit të kalimeve me gomone.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128