U shkarkua 2 muaj më parë, i besuari i Prodës çon Policinë e Shtetit në gjyq

4 August 2026, 15:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, ka paditur Policinë e Shtetit, pasi u shkarkua nga detyra në muajin maj të vitit 2026.

Vendimi për largimin e tij u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Shpataraku ka mbajtur postin Asistent i Drejtorit të Departamentit për Teknologjinë e informacionit në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Sipas argumentimit të institucionit, Shpataraku u përjashtua nga radhët e policisë me pretendimin se nuk paraqitej në punë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra publike, gjatë kësaj periudhe Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë.

Me padinë e depozituar në gjykatë, ai kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit për shkarkimin e tij dhe rikthimin në detyrë.

Uljan Shpataraku njihej si i besuari i Ilir Prodës gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Policinë e Shtetit. 

 

 

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa