Europa League/ Egnatia mposhtet 3-1 nga Shamrock Rovers, gjithçka e hapur në ndeshjen e kthimit

4 August 2026, 23:01 / SPORT ALFA PRESS
Europa League/ Egnatia mposhtet 3-1 nga Shamrock Rovers, gjithçka e hapur

Egnatia u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë nga Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Europa League-s, duke e vështirësuar rrugën drejt fazës "play-off".

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 29-të, kur Graham Burke u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi arbitri akordoi penallti për Shamrock Rovers.

Kampionët e Shqipërisë reaguan në fundin e pjesës së parë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, Egnatias iu dha një penallti në minutën e 40-të, por Guillem Jaime u ndal nga portieri Ed McGinty. Megjithatë, në vijim të lojës Aaron Greene devijoi topin në portën e tij, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.

Në pjesën e dytë vendasit shfrytëzuan maksimalisht goditjet nga këndi. Në minutën e 55-të, Roberto Lopes realizoi me kokë nga afër për 2-1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Aaron Greene u shlye për autogolin e pjesës së parë, duke dërguar në rrjetë një tjetër krosim nga këndi dhe duke vulosur rezultatin 3-1.

Shamrock Rovers pati edhe raste të tjera për të thelluar avantazhin, por portieri Mario Dajsinani mbajti në lojë Egnatian me një pritje vendimtare ndaj Will Fitzgerald, ndërsa Jake Mulraney goditi pak mbi traversë.

Egnatia do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit, ku do t'i duhet një paraqitje perfekte për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa